Meksikanët u drejtuan drejt qendrave të votimit të dielën për të votuar në një zgjedhje historike që pritet të bëjë presidenten e parë grua të vendit.
Dy kandidatet kryesorë presidencialë janë gra: Claudia Sheinbaum nga partia e majtë Morena dhe Xochitl Galvez, nga partia konservatore PAN, e cila përfaqëson një koalicion partish opozitare, raporton CNN, transmeton kk.
Kandidati i tretë është Jorge Alvarez Máynez, më i riu në garë, i cili përfaqëson Lëvizjen Qytetare të qendrës së majtë.


























