Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë ditës së somte ka zhvilluar një takim me shefin e ri të Eulex-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takim sipas njoftimit u diskutua për për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.
‘’ Sot, prita në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Bashkë disktuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara’’, ka shkruar Krasniqi.
Giovanni Pietro Barbano u zgodh shef i ri i Eulex-it më 13 qershor.


























