Gati tre muaj që kur i ktheu shpinën klubit të tij të fëmijërisë prej më shumë se dy dekadash, Lionel Messi theu heshtjen e tij për një sërë temash si largimi i tij nga FC Barcelona te PSG në një intervistë për SPORT .
Duke zbuluar se do të dëshironte që një ditë të kthehej në kryeqytetin katalanas, jo vetëm për të jetuar me gruan dhe tre djemtë e tij, por edhe për të marrë një rol në prapaskenë te Barça, gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu pranoi se ndihej “i lënduar” nga komentet e fundit të presidentit Joan Laporta në shtyp, por duket se nuk ka qenë i vetmi.
Drejtoi i SPORT, Lluis Mascaro ka pohuar se Messi është i vetëdijshëm se është tradhtuar edhe nga një prej miqve të tij më të vjetër në futboll që nga ditet e tyre të para në akademinë La Masia, Gerard Pique.