Ministria e Financave dhe Zyra për Kosovë e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) kanë nënshkruar sot një marrëveshje në vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza.
Kjo marrvëeshje u nënshkrua nga ministri Hekuran Murati, drejtori i KfW, Moritz Remé dhe kryeshefin e Kompanisë rajonale të Ujësjellësit Prishtina (KRUP) Z. Arsim Fetahu, përcjell teve1.info
Në një postim në Facebook, nga MF-ja bëjnë të ditur se mbështetja financiare e nënshkruar sot i shtohet marrëveshjes fillestare të grantit me vlerë 28.8 milionë euro e nënshkruar në dhjetor të vitit 2022, duke e bërë vlerën totale të grantit 42 milionë euro.
“Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i infrastrukturës së ujërave të zeza me synim garantimin e cilësisë së ujit dhe përmirësimin e shërbimeve publike të cilat u ofrohen qytetarëve të Kosovës. Projekti ndër të tjera siguron se zhvillimi urban në Kosovë realizohet në përshtatshmëri me ndryshimet klimatike dhe standardet ndërkombëtare për cilësinë e ujit. Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit të dyja palët shprehën përkushtimin për zbatimin e projekteve aktuale si dhe thellimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen”, thuhet në njoftim.