Mijëra persona në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, marshuan për luftën me ndryshimin e klimës, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të policisë në orët e drekës para stacionit të Trenit Verior u mblodhën rreth 20 mijë protestues.
Protestuesit që u mblodhën në orët kur në Dubai mbahej Konferenca e 28-të e OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP28) kaluan nga rrugët kryesore të qytetit dhe nga sheshi Schuman ku ndodhen institucionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe më pas marshuan për në Parkun e 50-Vjetorit (Parc Cinquantennaire).
Turma marshoi nëpër rrugët e mbyllura për trafikun duke mbajtur në duar pankarta me mbishkrime në gjuhët frënge, holandeze dhe anglisht të tilla si “Kaloni tani në veprim”, “Ndryshoni klimën, jo politikën”, “Lirohuni nga karburantet fosile”.
Në marshimin ku u mbajtën performanca muzikore, kostumet dhe objektet e pjesëmarrësve u bënë skenë e pamjeve shumëngjyrëshe.
Në mesin e protestuesve u vërejtën edhe nga ata që mbanin flamuj të Palestinës.