Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka thënë se vendi i tij, pas ShBA-së është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës në aspektin civil dhe ushtarak.
Ai ka thënë se këtë mbështetje do ta vazhdojë edhe më tutje.
“Stabiliteti i Kosovës është një çështje e veçantë për ne dhe ne dimë që stabiliteti në Ballkan ka pas ndikim në gjithë Evropën”, ka thënë ai.
Ministri gjerman ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi ku ka përsëritur përkrahjen e Gjermanisë për dialogun edhe arritjen e një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.


























