Ministrja e Jashtme e Letonisë, Baiba Braze, mbrojti inkursionin e Ukrainës në Rusi, duke shtuar se Kievi “ka të drejtë” të përdorë armët e furnizuara nga NATO.
Letonia është një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në NATO dhe jep 2.25% të GDP-së së saj në ndihmë ushtarake çdo vit.
Vërejtjet e guximshme vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi më parë përdorimin e armëve të NATO-s në territorin rus si një “vijë të kuqe”.
“Ato janë armë ukrainase,” tha Braze në një intervistë me programin Neëshour të BBC-së, duke shtuar se “një konsultim midis ekspertëve ligjorë brenda vendeve të NATO-s” ka arritur në përfundimin se “e drejta për vetëmbrojtje mbulon gjithashtu të drejtën për kundërsulm”.
Braze hodhi poshtë pretendimet e zyrtarëve rusë se civilët po vriten nga forcat ukrainase si “propagandë”.
“Ka qenë shumë e qartë nga komunikimi ukrainas që në momentin e parë se sulmet e tyre janë kundër objekteve ushtarake,” tha ajo, shkruan BBC, transmeton kk.