Sapo u fut në fushë shënoi golin e dytë ndaj Polonisë. Ky ishte Mirlind Daku, i cili nuk mbajti dot lotët në këtë ndeshje historike.
Ai rrëfen se emocionet ishin të mëdha në këtë ndeshje dhe se golin ia dedikon familjes së tij dhe dëshmorëve të luftës së Kosovës.
“Emocionet e mia kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Nuk di si ta përshkruaj këtë moment, kanë qenë gjithë ato emocione, në atë moment më kanë ardh gjithë ato vështirësi që i kam kaluar dhe faleminderit Zotit që ma shpërbleu punën e madhe. Këtë gol ia dedikoj familjes time dhe gjithë dëshmorëve që kanë dhënë jetën për luftën në Kosovë”, tha Mirlind Daku.