Benjamin Netanyahu, ditën e djeshme u largua nga posti i kryeministrit të Izraelit pas 12 vitesh, duke u zëvëndësuar nga qeveria e re e formuar nga një koalicion i përbërë nga tetë parti të opozitës.
Ai tashmë do të jetë lider i opozitës dhe në vend të tij është Naftali Bennett.
Ndërkohë në seancën e votimit të qeverisë së re, Benjamin Netanyahu u ul përsëri, tek ish- vendi i tij.
Por siç raportojnë mediat e huaja, më pas atij i është kërkuar që të ngrihet.