Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tone do të mbajë mot kryesisht të vranët dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu dhe bore.
Ndërsa në viset malore është parashikuar reshje bore të intensitetit mesatar.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.