Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se mbi vendin tonë do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.
Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore.
Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”