Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot mbi vendin tonë do të ketë reshje intensive të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe mesatarisht e fortë”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.