Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), bën të ditur se filluar nga sot dhe ditëve në vijim do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu.
Gjatë së hënës do të mbajë mot i vranët e me reshje shiu. Në viset malore do të ketë dhe reshje bore.
Gjatë ditës së martë do të ketë vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Të mërkurën dhe të enjten parashihen vranësira të pjesshme dhe ngritje të vlerave maksimale.
Të premten pritet një rënie e lehtë e temperaturave por që gjatë vikendit do të pësojnë ngritje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s