Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka bërë të ditur se sot edhe ditëve në vijim do të mbajë mot i ftohët me reshje bore dhe ngrica.
Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se do të ketë vranësira me riga të dobëta shiu, për t’u shndërruar në reshje të mesme dhe të dendura bore.
Vranësirat fillimisht do të shoqërohen me riga të dobëta shiu për të rikthyer më tej në reshje mesatare dhe të dendura bore. Nga kushtet klimatike dhe relievit që ka vendi ynë, reshjet nuk do të jenë me intensitet të njëjtë në gjithë territorin. Më të theksuara priten të jenë në pjesën veriore të Dukagjinit dhe viseve të larta malore, mirëpo reshjet e borës nuk do të mungojnë edhe në viset mesatare dhe ato të ulëta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri në -2 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë Celsius.