Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot dhe gjatë ditëve në vijim, në vendin tonë do të kemi mot relativisht të qëndrueshëm.
Sipas IHK-së, gjatë kësaj jave parashihen reshje shiu dhe bore.
Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë. Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.