Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbretëroj mot me diell dhe reshje shiu.
Sipas IHK-së edhe gjatë kësaj jave vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike.
Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.
Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare.