Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në Kosovë.
Sipas IHMK-së, gjatë këtyre dy ditëve do të ketë mot kryesisht të vranët.
Kurse të enjten parashihen intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes.