Ndaj lajmeve të rreme të publikuara në media, se kinse njëri nga rusët e shpallur non-grata, është parë duke shëtitur në kryeqytet, ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme, transmeton Kosova Post.
Në një reagim, kjo ministri ka sqaruar se:
“Personi që është ekspozuar në medianuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.”
Ndaj këtij lajmi kanë reaguar edhe Presidenca si dhe Policia e Kosovës.
Për më shumë, lexojeni reagimin e MPJ-së:
Prishtinë, 2 nëntor 2021-Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), njofton opinionin publik se lajmi që po qarkullon në disa media online lidhur me zyrtarin rus të shpallur person non-grata që kinse është parë në Prishtinë, është i pavërtetë.
Personi që është ekspozuar në medianuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.
MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës./KosovaPost/