Sulmuesi Vedat Muriqi është duke vazhduar të jetë shpëtimtari i Mallorcas.
Ylli i Kosovës realizoi në kohën shtesë të pjesës së parë për të barazuar rezultatin ndaj Villarrealit.
Ai përfitoi nga një gabim amator i portierit mysafir, të cilit i iku topi nga duart dhe me një goditje të lehtë shënoi në portën e zbrazur (45+2’).
Ky është goli i 22-të për Muriqin në La Liga, duke qenë vetëm dy më pak se lideri aktual Kylian Mbappe në garën për “Pichichi


























