Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, në mandatin e kaluar ministër i Financave, Hekuran Murati, arsyetoj ndërprerjen e seancës së Kuvendit në mungesë të pajtimit mes subjekteve politike.
Murati tha se për konstituimin e Kuvendit duhet reflektim i Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Mes tjerash Murati konfirmoi se LVV-ja do të vazhdojë të mbështesë deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit./rel


























