Është ndaluar puna e 9 gurthyesve, që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë, përcjell KosovaPost.
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli ka njoftuar në facebook se 7 nga ta janë në Suharekë e 2 në Skënderaj.
“Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa”, ka shkruar Pacolli.


























