Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pejës.
Më saktësisht, rasti ka ndodhur në fshatin Bokshiq të Pejës ku dyshohet se një fëmijë rreth 2 vjeç ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga shkallët.
Së paku ky është versioni i prindit të fëmijës për rastin të cilin policia e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Prokurori ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Fsh,Bokshiq,P ejë 19.03.2021-21:15. Raportohet se në Spitalin Rajonal Pejë, ishte dërguar pa shenja jete viktima mashkull kosovar (fëmijë rreth 2 vjeçar). Sipas prindit të viktimës fëmija ishte rrezuar në shkallet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetët i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”, thotë raporti i policisë.