Sot u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë nga Kryeministri i Republikës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Deputetja e LVV-se, Mimoza Kusari ka thënë se para dhjetë vitesh, në Komunën e Gjakovës atëherë kur ajo ishte kryetare në atë komunë, kishte ndarë parcelat për ndërtimin e objektit të kësaj gjykate, pranë stacionit policor dhe Drejtorisë së rajonit të sapoformuar të Gjakovës.