Sot do të luhen ndeshjet e tjera të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampioneve.
Interi luan në transfertë me Fejnordin në orën 18:45, ndërsa në mbrëmje në orën 21:00 janë tre supersfida.
Bayern Munchen pret Leverkusenin në një derbi gjerman në Europë, ndërsa Barcelona luan në transfertë me Benfikën.
PSG-Liverpul është supersfida e mbrëmjes së sotme, me dy ekipet që synojnë trofeun.s.n.