Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) ka bërë këto ditë një deklaratë mbi luftën që po zhvillohet në Ukrainë, pas agresionit rus, teksa nga kjo organizatë kanë thënë se në të ardhmen nëse vazhdon një gjendje e tillë në Ukrainë, bota do të përballet edhe me një problem tjetër e që është furnizimi spitaleve me oksigjen, shkruan BCC, përcjell KosovaPost.
Kamionët nuk kanë qenë në gjendje të transportojnë furnizime nga fabrikat në spitalet brenda vendit, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, që do të thotë se rezervat e disponueshme mund të mbarojnë brenda 24 orëve të ardhshme.
OBSH tha se po punon me partnerët për të marrë dërgesa urgjente përmes Polonisë.
“Situata e furnizimit me oksigjen është në një pikë të rrezikshme,” tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën Hans Kluge./BBCWorldNews