Në pikën kufitare të Jarinjës veturës së parë e cila ka hyrë në orën 08:00 të mëngjesit nga Serbia në Kosovë i është vendosur tiketa ngjitëse në targa.
Njëjtë ka ndodhur edhe në pikën kufitare me Serbinë në Merdarë me ç`rast ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të Marrëveshjes së 30 shtatorit në Bruksel, mes Kosovës e Serbisë për targat e të dyja vendeve.
Automjetet nga Serbia që përmes këtij pikëkalimi kufitar kanë hyrë në Kosovë po detyrohen të vendosin tiketa ngjitëse mbi simbolet shtetërore që identifikojnë shtetin prej nga vijnë, njësoj sikur të gjitha automjetet kosovare që hyjnë në territorin serb , njofton Klankosova.tv.Kjo vjen dy javë pas fillimit të reciprocitetit me targa ndaj Serbisë.