Industria turke e mbrojtjes, e cila vitet e fundit ka rritur performancën e saj të eksportit dhe synon të jetë ndër 10 vendet më të mira në botë brenda 5 viteve të ardhshme, ka nënshkruar gjithashtu edhe kontratën e parë të eksportit për mjetin ajror sulmues pa pilot “Bayraktar AKINCI”, një prej produkteve më të reja, transmeton KosovaPost.
Haluk Bayraktar, Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë “Baykar” në një vlerësim të ecurisë së sektorit në vitin 2021, tha se Turqia, hap pas hapi po merr rezultatet pozitive të vizionit të saj për shtetëzimin nga viti në vit.
Ai theksoi se suksesi më i madh i sektorit këtë vit është rritja e eksporteve e realizuar me këtë vizion.
Bayraktar theksoi se industria e mbrojtjes dhe hapësinore theu një rekord duke tejkaluar 3 miliardë dollarë për herë të parë në vitin 2021 dhe realizoi një eksport prej 3.22 miliardë dollarësh.
Drejtori i Përgjithshëm ndër të tjera, tha: “Ne kemi përfunduar gjithashtu kontratën e parë të eksportit të mjetit ajror sulmues pa pilot (dron) “AKINCI”, i zhvilluar nga kompania turke e industrisë së mbrojtjes “Baykar” me mundësi vendase dhe kombëtare. Brenda fushëveprimit të kontratës, ne do të dorëzojmë “Bayraktar AKINCI” dhe sistemet tokësore deri në viti 2023. Baykar, e cila i kryen të gjitha projektet e saj me burimet e veta, gjeneron më shumë se 85% të të ardhurave të saj nga eksportet.”/trt