Nëntë personat e arrestuar sot ( e diel, 27 shtator 2026), nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për krime lufte në Kosovë, me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, janë ndaluar për 48 orë.
Në njoftimin e PK-së thuhet se D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R dhe D.D dyshohen për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësitë e tjera të Policisë së Kosovës, kanë zhvilluar urdhër kontrollin në disa lokacione në komunën e Zubin Potokut.
Gjatë realizimit të bastisjes, janë sekuestruar këto prova materiale si në vijim:
· nëntë (9) telefona mobilë;
· dy (2) libreza ushtarake;
· një (1) armë e gjatë dhe një (1) pushkë gjuetie;
· fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe fishekë të pushkës së gjuetisë;
· katër (4) predha;
· para të gatshme në shumën rreth 23,000 (njëzet e tre mijë) euro;
· para të gatshme në shumën rreth 60,000 (gjashtëdhjetë mijë) dinarësh serbë;
· si dhe prova dhe materiale të tjera relevante që ndërlidhen me rastin.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës, riafirmojnë përkushtimin dhe angazhimin në ndjekjen penale dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës”, thuhet në njoftim.


























