Komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, ka deklaruar se Aleanca është e përgatitur të mbrojë anëtarët e saj në rast të një sulmi të mundshëm.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Grynkewich tha se nuk beson se një konflikt është i afërt apo i pashmangshëm, por theksoi se parandalimi i tij kërkon gatishmëri të vazhdueshme ushtarake, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Ai bëri të ditur se NATO-ja do të ndalojë çdo sulm fillestar ndaj anëtarëve të saj dhe, nëse sulmi vazhdon, do ta dobësojë atë dhe do të pengojë përparimin e armikut.
“Nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do të luftojmë”, deklaroi Grynkewich.
Gjenerali amerikan pritet gjithashtu të paraqesë strategjinë e NATO-s për fitoren dhe mbrojtjen e Aleancës ndaj çdo sulmi të mundshëm.


























