Gjatë ditës së premte në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot me diell, me temperatura deri në 35 gradë Celsius.
Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell kk.
Po ashtu parashihet të fryjë erë nga drejtime të ndryshme , me shpejtësi 1 deri në 6 m/s.
“Mot me diell dhe vranësira të shpërndara . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.