Tabloidi gjerman “Bild” e ka shtruar për diskutim situatën e tensionuar në Kosovë, me tre ekspertë, të cilët i ka pyetur nëse Evropa po kërcënohet nga një luftë e re? Nëse ka dorë Putini në të? Dhe, se çfarë duhet të bëjë BE-ja tani?.
Bild në hyrje të tekstit tregon se çfarë ndodhi të dielën, më 24 shtator, “kur dhjetëra serbë të armatosur rëndë në veri të Kosovës sulmuan policët e Kosovës. Një polic u vra dhe një tjetër u plagos rëndë. Në sulm u vranë tre sulmues serbë.”
Bild ka theksuar faktin se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq (53), i cili ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ka vendosur ushtrinë në kufirin me Kosovën”.
Kosovë nga ushtria serbe çon në mënyrë të pashmangshme në një luftë midis Serbisë dhe NATO-s”, ka vijuar Cleving.
Cleving paralajmëron për “destabilizimin” e Evropës – dhe për “turpin e madh për BE”.
“I ashtuquajturi dialog i moderuar i BE-së ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nuk ka çuar pothuajse në asgjë. Serbia duhet ndalur – së pari diplomatikisht dhe politikisht. Por nëse bëhet e nevojshme, përmes NATO-s – edhe ushtarakisht”, thotë Kleving për Bild./FolDrejt/