Me 40 minuta vonesë ka filluar vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit të Kosovës. Vazhdimi i seancës ka nisur me një minutë heshtje për Papa Françeskun, i cili u nda sot nga jeta.
Më pas, kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari ka ftuar deputetin e PDK-së, Elmi Reçica që ta bëjë betimin si deputet, pasi ka munguar herën e kaluar kur është kryer betimi i deputetëve.
Të shtunën, seanca u ndërpre sërish pasi kandidatja e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu nuk mori më shumë se 57 vota në dy tentativa radhasi për t’u zgjedhur.
Deputetë të LVV-së paralajmëruan sot se Haxhiu do të jetë sërish kandidatja e tyre për kryeparlamentare.


























