Instituti për Barazi Gjinore e Vojvodinës, ndau gjithsej 25 milion dinarë para të pakthyeshme për blerjen e shtëpive me kopsht në pjesët rurale kopsht përmes një konkursi publik, shkruan Kosova Post.
Konkursi për marrjen e ‘kredisë’,pa kthim është i hapur deri më 15 shtator, dhe mund të aplikojnë të gjitha çiftet e martuara që banojnë në territorin e Vojvodinë, shkruan tanjug.
Kushti për të aplikuar është që njëri nga bashkëshortët të jetë më i ri se 40 vjeç, si dhe që ata të mos jenë pronarë të pasurive të patundshme në territorin e Serbisë, apo që nuk i kanë shitur ato në pesë vitet e fundit.