Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj policisë së Kosovës, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën.
E një rast i tillë është raportuar në Prizren ku pas një aksidenti të trafikut, njëri nga pjesëmarrësit në aksident derisa ishte në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht personin e veturës tjetër.
E për të mos përfunduar me kaq, i njëjti ka sulmuar fizikisht edhe zyrtarin policor.
“Ngasësit e dy automjetve pas aksidentit kishin filluar fjalosjen edhe përleshjen. Policia ka shkuar në vendngjarje, por njëri nga ngasësit fillimisht nuk përfilli urdhrat e policisë e me pas edhe i sulmoj ata”, tha Shaqiri.
Ai shtoi se 29-vjeçari êshtë arrestuar dhe i është bërë alkotesti. Pas rezultateve, ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit 0.76 promil.