Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Helsinki, është takuar edhe me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.
“Në Helsinki, pata kënaqësinë ta takoj edhe Ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen – një mike e çmuar e Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton zyra për informim e Presidencës.
Bëhet e ditur se Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e fuqishme të Finlandës në rrugën drejt integrimit euroatlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, si dhe ka ritheksua përkushtimin e thellë të Kosovës për forcimin e partneritetit ndërshtetëror.


























