Shqipëria ka marrë për herë të dytë kryesinë e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me këtë rast, presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar suksese homologut të saj nga Shqipëria, Bajram Begaj dhe kryeministrit, Edi Rama.
Ajo ka thënë se është e rëndësishme të qëndruarit të bashkuar në promovimin e vlerave të përbashkëta.
“Suksese Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Misionit të Shqipërisë në OKB me marrjen e Presidencës së KS të OKB-së nga Shqipëria. Në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht”, ka shkruar Osmani në X.


























