Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.
Pas takimit ata kanë mbajtur një konferencë për media, me ç’rast kanë treguar se kanë diskutuar rreth agresionit të 24 shtatorit të Serbisë në Banjskë të Zveçanit.
Në fjalën e saj para mediave, Osmani ka thënë se qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabilizojnë tërë Ballkanin.
“Qëllimet dashakeqe të Serbisë kanë për qëllim të destabizojnë tërë Ballkanin. Kosova ka treguar seriozitet, në Serbia jo vetëm që nuk distancohen por ka vendas që atyre t’u jap mbështetje. Mënyra më mirë është që Serbia të mbahet përgjegjëse e që terroristët t’i dorëzohen Kosovës. Republika e Kosovës është përkushtuat të punojë me aleatët amerikan dhe të gjithë të tjerët. Ne do të kërkojmë drejtësi për rreshterin Afrim Bujnakun dhe aktin e agresionit të Serbisë”.
Më tutje Osmani ka thënë se çdo vizitë e zyrtarëve të lartë amerikanë është një dritare e re e bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve tona.


























