Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar deputeten britanike, Alicia Kearns në Forumin e Dohas në Katar, përcjell KosovaPost.
Osmani me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se me Kearns kanë diskutuar për forcimin e bashkëpunimit Kosovë-Britani.
“Diskutime me kohë me një mike të dashur të Kosovës, Alicia Kearns. Në Forumin e Dohas, diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, si dhe mënyrat për të forcuar më tej bashkëpunimin Kosovë-Britani”, ka thënë Osmani.