Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në New York me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përcjell KosovaPost.
Osmani me Blinken kanë diskutuar për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, teksa presidentja theksoi se lidhja me SHBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.
“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët.
Lidhja me ShBA-të është ekzistenciale dhe e pashkëputshme!”, ka shkruar Osmani në Facebook.