Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se sot do të qëndrojë në Gjakovë, te Liqeni i Radoniqit, për të përcjellë nga afër aksionin e Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.
Pacolli në një postim në Facebook ka thënë se aksioni synon vendosjen e ligjshmërisë dhe lirimin e pronave publike nga uzurpimet e paligjshme.
“Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!”, ka shkruar ajo.
Pacolli ka paralajmëruar se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në zona të tjera të Kosovës.
“Aksioni ynë për vendosjen e ligjshmërisë anembanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, ka deklaruar Pacolli./


























