Eva Palatova ka zhvilluar takim lamtumirë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Shefja në detyrë e BE-së ka përsëritur thirrjen e BE-së, për formimin e institucioneve të Kosovës, dhe tejkalimin e ngërçit politik
“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE.
BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës!’’, thuhet në njoftim.


























