Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Dollc të Klinës, ku si pasojë, shtatë persona kanë mbetur të lënduar.
Të përfshira kanë qenë dy automjete, të cilat si pasojë e aksidentit janë përfshirë nga zjarri.
Policia e rajonit të Pejës ka deklaruar se katër nga të lënduarit që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
Tre të tjerët që kanë pësuar lëndime më të lehta janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Video nga vendi i ngjarjes pas momentit të aksidentit: