Disa pjesëtar nga grupi i armatosur terrorist, pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, kanë arritur të ikin nga Kosova dhe kanë hyrë në Novi Pazar, transmeton Kosova Post.
Në repartin kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Novi Pazarit ndodhen dy të plagosur, pjesëtar nga grupi i armatosur terrorist.
Të gjitha hyrjet në objektin e repartit kirurgjik janë të siguruara nga pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Për momentin askush nga Spitali i Përgjithshëm të Novi Pazarit nuk po jep informacione lidhur me gjendjen e të lënduarve nga të shtënat e sotme të sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë në veriun e Kosovës. U.S. Embassy Belgrade


























