Pamje të rënda janë publikuar lidhur me trajtimin e të rinjve të arrestuar gjatë valës së protestave në Tiranë.
Pamjet në video tregojnë një prej komisariateve të policisë, ku protestuesit shihen në kushte tejet mizerabël. Në video shihen të rinj e adoleshentë të grumbulluar e të shtrirë në dysheme brenda një dhome të vetme pa hapësirën më minimale për lëvizje.
Këto kushte skandaloze përbëjnë një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe protokolleve për trajtimin e të ndaluarve, veçanërisht kur bëhet fjalë për të mitur. Kjo situatë vjen menjëherë pas alarmit të ngritur nga organizatat për mbrojtjen e fëmijëve lidhur me valën e shoqërimeve dhe dhunës policore ndaj adoleshentëve./Dosja.al


























