Miku i Vladimir Putinit, Aleksandër Lukashenko, ka paralajmëruar për luftë bërthamore ndërsa diktatori bjellorus ka vendosur trupa përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën.
Udhëheqësi i Bjellorusisë ka një të tretën e forcave të tij të stacionuara përgjatë kufirit jugor.
Në një intervistë të fundit ai i ka dërguar një kërcënim të qartë NATO-s ndërsa Ukraina vazhdon të pushtojë territorin rus të Kurskut .
Diktatori tha se nëse aleanca perëndimore dërgonte trupa për të mbështetur Ukrainën, do të fillonte Lufta e Tretë Botërore, citon Lukashenkon agjencia shtetërore e lajmeve bjelloruse.
“Ukraina nuk do të jetë në gjendje ta mposht Rusinë. Atëherë kush? Perëndimi. NATO. Ne duhet ta shohim këtë.
Nëse ata dërgojnë trupa të NATO-s në Ukrainë, kjo do të nisë Lufta e Tretë Botërore”, paralajmëroi Lukashenko, i cili u shpreh se “Rusia do t’i përgjigjej lëvizjes në mënyrë apokaliptike”.
“Do të përdoren armë bërthamore taktike dhe strategjike dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme dhe e tmerrshme. NATO e kupton këtë, dhe ne e kuptojmë. Prandaj, ne duhet të ulemi në tryezën e bisedimeve”, tha ai.