Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar rikthimin e Agim Veliut në LDK, por ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti nga Amerika, Binak Maxharraj.
Ai ka shkruar në Facebook se Lutfi Haziri është dashur të largohet menjëherë pas Isa Mustafës nga LDK, pasi edhe ai ka ndër ata që ka ndikuar në rënien e partisë.
Maxharraj më tej ka thënë se Haziri çdoherë ka qenë dhe me PDK-në e Hashim Thaçit dhe se bashkë me Agim Veliun e bënin klanin mafioz të LDK-së, të cilët e çuan LDK-në në katastrofë.
Postimi i tij i plotë:
BISHTI I VJETER (LUTFI HAZIRI) I MBETUR NË LDK PO KËRKON KTHIMIN E AGIM VELIUT.
Është shumë e çuditshme se si pati “fat” Lutfi Haziri të mbetet në LDK pas katastrofës që e gjeti LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurrit 2021 kur LDK u plandos për toke.
Luta i pari pas Isa Mustafës është dashur të largohet, pasi që është njëri ndër kryesorët për rënien e LDK-së. Luta është një kallauz i cili sa ishte në LDK hante me dy lugë. Rrinte në LDK, kurse lidhjet i kishte me PDK-në e Hashim Thaçit, por shihej nëpër ndeja, nëpër lokale edhe më krerët e SHIK-ut.
Dhe mu për këtë arsye, Luta pas rënies së LDK-së nuk e ka pasur më vendin në LDK por ishte dashur t’i bënë shoqëri Isa Mustafës.
Por tash le si mbeti dhe qysh mbeti në LDK, bile edhe u zgjodh nënkryetar e ka kap nostalgjia për shokët e vjetër të larguar nga organet e LDK-së, bile po paralajmëron rikthimin e Agim Veliut, njeriut kyç që së bashku me Hazirin e bënin klanin mafioz të LDK-së, të cilët e çuan LDK-në në katastrofë.
Pra, edhe sot e kësaj dite po shihet se LDK nuk i ka pastruar hesapet me të gjithë ata që e përdhosën LDK-në.
Ka nisur hakmarrja, e nëse vazhdon nuk është çudi që nesër edhe Isa Mustafa të kthehet përsëri në timonin e LDK-së, për ta fshirë tërësisht LDK-në nga faqja e dheut.