Policia e Kosovës njoftoi këtë të premte se ka parandaluar një rast të kontrabandës në veri të vendit.

“Policia tha se menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale”, thuhet në komunikatën për media.
Ata janë hasur duke tentuar të fusin në Kosovë një automjet të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore.
“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën”, bëhet e ditur tutje në njoftim.


























