Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
“Erëra të fuqishme kanë përfshirë disa vende të Europës, përfshirë Kroacinë dhe vendet për rreth këtij shteti.
Gjithashtu edhe në disa rajone të Turqisë po mbreteron një mot i ligë i përcjellur me reshje dhe stuhi. Moti në këto vende të cekura është shoqëruar me reshje të dendura bore, të shoqëruara me stuhi të fuqishme, ku si pasojë janë krijuar dëme të mëdha në ekonomi, raportohet edhe për viktima”, ka njoftuar IHK-ja.