Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin shi.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius .
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.
Sipas parashikimeve të fundit, nga fundjava do të ketë më shumë intervale me diell, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu përreth viseve malore. Temperaturat maksimale zbresin lehtazi në 26C e 28C.