Gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Vranësirat gjatë ditës parashihen që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius,ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10m/s.